Këtë të enjte parlamenti pritet të votojë për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, pas miratimit që mori në Këshillin e Mandatave ditën e hënë.
Në të njëjtën kohë edhe opozita ka paralajmëruar protestë, e cila sipas demokratëve është vazhdim i mosbindjes civile në Parlament.
Tensionet kanë nisur me hyrjen e deputetëve të opozitës, të cilët garda i ka futur në skaner, kontroll të rreptë për të shmangur futjen e sendeve të paligjshme.