Ekipet emergjente në Pragë kanë bërë të ditur se 10 persona janë vrarë nga sulmi tek Universiteti. Është vrarë edhe sulmuesi.Nëntë persona janë lënduar rëndë dhe mbi 15 më lehtë. Është raportuar se incidenti ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles.Ambasada e Kosovës në Pragë ka reaguar pas sulmit duke u bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale. Ka vënë edhe numrin në dispozicion për çdo kërkesë për ndihmë konsullore.
“Pas raportimeve për një sulm të armatosur në qendër të Pragës, përkatësisht në Fakultetin e Filozofisë, Universitetin e Karlit.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
Ju lutemi kontaktoni Ambasadën në +420 257 217 775 për çdo kërkesë për ndihmë konsullore” mbyllet njoftimi.