Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, së bashku me krëhrin e municion luftarak. Arrestohet në Tiranë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
“Si rezultat, në Rrugën e Kavajës u kap dhe u arrestua shtetasi M. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet e kryera dyshohet se 42-vjeçari i arrestuar, ka siguruar armën e zjarrit, me qëllimin shitjen e saj, te persona të tjerë. Operacioni “Transportuesi” vijon” njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.