Gjykata Kushtetuese rrëzoi padinë e 30 deputetëve të Rithemelimit e grupit Bardhi, përmes së cilës kërkonin pezullim e masave të sigurisë ndaj Sali Berishës dhe shpalljen antikushtetuese të tyre. Sali Berisha në një postim që ka bërë në rrjetet sociale është shprehur se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë goditjen përfundimtare rendit kushtetues. Ai thotë se Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një seksion mjeran i Rilindjes së Edi Ramës.
Postimi i plotë
Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të datës 20. 12. 2023 për të justifikuar hedhjen poshtë të kërkesës së 1/5 së deputetëve për shqyrtimin e marrjes me urdhër politik nga prokuroria dhe gjykata të kompetencave të Kuvendit që rrjedhin nga neni 73 pika 2 e kushtetutës në rastin e vendosjes së masave të sigurisë pa miratimin e kuvendit ndaj kryetarit të PD, deputetit Sali Berisha, shkruan se “Kushtetuta ka mirëpërcaktuar rastet kur grupeve të deputetëve u janë njohur të drejta si entitete dhe në këtë drejtim, 1/5 e deputetëve dhe Kuvendi janë subjekte kushtetuese të ndryshme, që nuk mund të barazohen me njëri tjetrin”.