Një hakeri 18-vjeçar shqiptar i quajtur Arion Kurtaj përgjegjës për zbulimin e pamjeve të videolojës së papublikuar “GTA 6” është dënuar me burgim të përjetshëm në spital.
Kjo do të thotë se ai do të duhet të qëndrojë në spital, për një periudhë të pacaktuar, derisa mjekët të mos e konsiderojnë më kërcënim.
I riu shqiptar u arrestua në vitin 2022, ai hakoi lojën e famshme “Rockstar Games” ku fillimisht u deklarua i pafajshëm, kjo për shkak se të autizmit akut, ai u konsiderua i papërshtatshëm për gjykim.
Kurtaj ka hakuar serverët e Rockstar Games duke përdorur vetëm një televizor hoteli, një Amazon Firestick dhe telefonin e tij celular.
Kjo për shkak se laptopi i tij ishte konfiskuar më parë nga autoritetet për shkak të sulmit ndaj Nvidia dhe BT/EE.
Ai vodhi 90 video të “Grand theft Auto 6” të pa publikuara më parë.