-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do ta nxjerr në pritë”! Kurthi, si i ngriti shefi grackë “Akilit” në Shijak?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Rexhep Rrapit, i njohur si ‘Kepi Rrapi’. Arrestimi i tij është bërë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Sukth.

Bashkë më të është prangosur edhe nipi, Alger Rapi. Të dy akuzohen se donin të vrisnin Xhevdet Plakun dhe për këtë bashkëpunuan me shefin e krimeve Dedan Gjoni, që tani është i arrestuar.

Ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni, i arrestuar më herët i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje gjatë kohës që ai ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut, dyshohet se ka bashkëpunuar me këtë grup kriminal për të vrarë një person, Xhevdet Plakun, i cili njihet edhe me nofkën “Akili”.

Nga provat e mbledhura deri tani, urdhri i krimit është dhënë nga Holanda. Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Më pas autorët janë tërhequr dhe ngjarja dhe krimi fatmirësisht nuk ndodhi.

Gjithçka është zbardhur pas disa vitesh nga mesazhet në “Sky Ecc”. Rexhep Rrapi është emër i dëgjuar më parë për policinë. Ai është arrestuar në vitin 2021 për armëmbajtje pa leje.

Në 20 nëntor Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal. Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan vetëm 4 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO.

Nxori në pritë shënjestrën për “Kep Rapin”? “Sky” “gozhdon” shefin e krimeve në qeli

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit