Presidenti i vendit, Bajram Begaj, përmes një postimi në facebook ka ndarë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë në nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Postimi i Begajt
Besimtarët myslimanë fillojnë nesër agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit.
Duke dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar për gjithë besimtarët myslimanë, uroj që ky muaj i shenjtë të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin!
Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!









