-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Italia kalon “fshesën” para festave, 39 ton ëmbëlsira të sekuestruara

Kryesoret

Tridhjetë e nëntë tonë ëmbëlsira tipike për Krishtlindje janë sekuestruar në të gjithë Italinë nga Komanda e Mbrojtjes Shëndetësore të Karabinierëve.

Këto produkte janë bllokuar pikërisht 3 ditë para festave, ku nga kontrolli i 1000 kompanive në vendin fqinjë duke zbuluar parregullsi në 382 struktura, ku u regjistruan mbi 585 shkelje penale, mangësi serioze në higjienën strukturore dhe prania e parazitëve në produkte.

Gjithashtu nga ky kontroll u vendosën gjoba që shkojnë deri në 423 mijë euro.

Ndër ndërhyrjet, NAS e Bolonjës sekuestroi 24 tonë fruta të thata të kontaminuara nga mykotoksina, substanca me origjinë mykotike të rrezikshme për shëndetin.

Për më tepër, mbi 500 ëmbëlsira panetone, pandoro dhe ëmbëlsira të tjera tipike për Krishtlindje, përfshirë ato rajonale, u hoqën nga konsumi, pjesërisht të prodhuara në mënyrë industriale, por të tregtuara si artizanale, pjesërisht me përbërës të ndryshëm në cilësi dhe origjinë në krahasim me atë që deklarohej në etiketë.

Pas krimeve të identifikuara, NAS raportoi 18 drejtues dhe pronarë të veprimtarive sipërmarrëse për hipotezën e mashtrimit në tregtimin dhe mbajtjen e produkteve të ëmbëlsirave në gjendje të keqe konservimi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit