-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Napoli, pokeri i nënshkrimeve në janar, të paktën tre largime nga klubi

Kryesoret

Napoli do të jetë protagonisti absolut i merkatos së janarit.

“Të paktën tre operacione. Më duhet të forcoj mbrojtjen me një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës të djathtë, për të pasur një rezervë për Di Lorenzo. Dhe pastaj të marr një mesfushor, ndoshta dy”, deklaroi presidenti Aurelio De Laurentiis në lidhje me nënshkrimet që do të bëjë klubi në janar .

Në takimin e fundit me De Laurentiis, Mazzarri e bindi presidentin për nevojën për të blerë gjithashtu një qendërmbrojtës.

Me Elmasin e shitur te Leipzig dhe Anguissa, i cili do të fluturojnë në Bregun e Fildishtë brenda pak ditësh për të luajtur në Kupën e Kombeve të Afrikës, klubi po shkon të përfshijë dy mesfushorë të rinj në skuadër.

Një me karakteristikat e mesfushorit kamerunian, dhe një tjetër i cili mund të zërë vendin e futbollistit maqedonas. Vetëm pasi të përcaktohen këto dy operacione do t’i hapet drita jeshile huazimit të Gianluca Gaetanos.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit