Vëllai i Liridona Ademajt deklaroi sot se ka zhvilluar një takim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ku u informua rreth hetimeve për vrasjen e motrës. Ai tha se hetimet po ecnin në rrugë të mbarë por nuk ka dha detaje të tjera. Por si kanë ecur hetimet tashmë që kanë kaluar disa javë nga krimi? Eksperti i sigurisë, Avni Islami në një bisedë me “Skype” nga Prishtina deklaroi se nuk duhet të japim versione dhe se fjalën duhet t’ia lëmë drejtësisë.
“Mediat duket se janë marrë së tepërmi dhe nuk kanë kontribuar për të zbardhur rastin. Unë nuk kam luksin dhe nuk i jap vetes të drejtë për të dhënë një konkluzion pa folur gjykata. Ne mund vetëm ta dëmtojmë hetimin dhe cdo version kushdo që ta thotë, askush nuk ka të drejtë për të dhënë versione deri sa nuk kemi prova dhe fakte të mjaftueshme. Prova dhe fakte të mjaftueshme i ka policia, prokuroria dhe gjykata. Nuk është kontribut që të japim versione pa folur gjykata” tha ai për “5Pyetjet.al”.
Çfarë po kurdiset? Eksperti te “5Pyetjet.al”: Vuçiç e do Trepçën edhe pa serbët lokalë?!