Salernitana në Arechi kundër Milanit iu afrua një surprize dhe një fitoreje e cila do i bënte shumë punë në renditje, por nuk erdhi.
Vetëm në minutën e 90-të skuadra kuqezi gjeti barazimin me golin e Jovic, i cili shënoi rezultatin në shifrat 2-2 .
Një garë emocionuese, dhe duhet thënë se për Milanin ndeshja filloj mirë, duke gjetur avantazhin me anë të Tomorit.
Në minutën e 16-të, mbrojtësi anglez bëri gjithçka mirë, u gjend në vendin e duhur në kohën e duhur dhe zhbllokoi një sfidë që që nga ajo kohë dhe deri në hyrjen e Jovic ishte nën dominim e vendasve.
Pas 0-1, Milani mendoi se mund të menaxhonte avantazhin, por u befasua nga dëshira e një ekipi të Salernitanës që tregoi një model të mirë loje duke shfrytëzuar gjerësinë e fushës.
Skuadra e Filippo Inzaghit me Tchaouna dhe Candreva në mbështetje të Dias pati katër raste të mira përpara goditjes me kokë të Fazios, i cili gjeti golin në minutën e 42-të.
Goli i avantazhit për vendasit erdhi falë një kundërsulmi të karakterizuar nga dëmtimi i Tomorit dhe nga gabimi i Maignan në gjuajtjen nga jashtë zone të Candrevës.
Stefano Pioli i detyruar të zëvendësojë të dy qendërmbrojtësit për shkak të dëmtimit, rrezikoi gjithçka në fund.
Ai kaloi në një mbrojtje me tre lojtarë dhe vendosi Jovic përkrah Giroud.
Një zgjedhje që dha rezultat në fushë me sulmuesin serb i cili gjeti golin e barazimit dhe shpëtoj të tijët nga një disfatë e hidhur.