E ndërsa Gjykata e Apelit vendosi që të rrëzonte kërkesën e Jamarbër Malltezit për rikthimin e telefonit që iu sekuestrua, Prokuroria e Posaçme ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë për dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha, ku kërkon rikthimin e tij në qeli.
Më herët, Gjykata e Apelit ndryshoi masën për Malltezin nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Jamarbër Malltezi është arrestuar me akuzën e korrupsionit dhe pastrim parash, për dosjen hetimore të privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani.