-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teuta me merkato në Itali, në Durrës prezantohet blerja më e re e ekipit

Kryesoret

Teuta ka prezantuar mbrojtësin më të ri të ekipit, Elmando Gjini do të jetë gardiani më i ri i prapavijës durrsake.

21-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes gjithashtu dhe në mesin e fushës si shkatërrues.

I lindur në Shkodër, Gjini vjen nga të rinjtë e Genoas në Serie A, teksa ka luajtur 54 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola me italianët në kampionatin e të rinjve.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se qendërmbrojtësi Elmando Gjini është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 21 vjeçar, i cili vjen te Teuta vjen pas eksperiencës pozitive me ekipin e Genoas U21, ndërsa ka luajtur një sezon edhe në Suedi me klubin IF Brommapojkarn. Gjini është njëkohësisht kontigjent i ekipit tonë përfaqësues U-21. KF Teuta i uron mirëseardhje qendërmbrojtësit Elmando Gjini dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë” njofton klubi.

Prej 2019-ës Gjini është pjesë e kampionateve të moshave në Itali duke qenë më herët te Bologna dhe Genoa. Gjithashtu ka luajtur edhe me IF Brommapojkarn në Suedi. Gjini është pjesë e Kombëtares U-21, duke luajtur në tre takime me të besuarit e Alban Bushit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit