Autoritetet në Portugali kanë goditur një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku janë sekuestruar rreth 2 ton kokainë dhe janë arrestuar 9 persona, mes tyre 1 shqiptar.
Spanja thekson se një pjesë e madhe e drogës së sekuestruar i përkiste klanit shqiptar “Farruku”, me bazë në Spanjë.
Klani “Farruku” është i njohur si një nga organizatat kriminale më aktive në Europë në trafikun e drogës.
Operacioni, i cili u koordinua nga Europoli dhe u krye në bashkëpunim me DEA-n, agjencinë amerikane të zbatimit të drogës.