Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për mediat ka thënë se Beogradi dëshiron që t’ua përçojë konfliktin gjeneratave të reja në Serbi.
Ai tha se si politikan nuk dëshiron që konflikti të vijojë te brezat e ri duke thënë se dëshiron që konflikti “të kryhet me Xhelalin dhe mua”
“Barrikadat vitin e kaluar dolën të ishin kot, edhe këto sulme dëme të përkohshme por kot. Lënduan ushtarët e KFOR-it, vranë Afrim Bunjakun, u vranë 3 serb të grupit të Radojicict, dy prej tyre kanë qenë fëmijë në kohë të luftës në Kosovë 98-99, sepse për mua është e qartë që dikush në Beograd dëshiron që konflikti të iu mbetet gjeneratave të ardhshme.
Unë jam një politikan që dëshiroj të mos ketë luftë më dhe ju brezat e ri të mos e merrni vesh kurrë cka është lufta. Le të kryhet kjo punë me Xhelalin edhe me mu. Le të kryhet me brezin tonë. Le të kryhet edhe me brezin e Vucicit,” ka thënë Kurti ndër të tjera.