Bologna e Thiago Mottas është padyshim një nga surprizat më të bukura në këtë sezon të Serie A.
Kuqeblutë deri më tani shfaqen si pretendent për të arritur në zonën champions në fund të sezonit, dhe këtë e konfirmojnë dhe rezultatet.
Pasi eliminuan kryesuesit e Interit nga kupa e Italisë, skuadra e Thiago Mottas arriti një tjetër fitore të rëndësishme përballë Atalantës ditën e sotme me rezultatin 1-0.
Një gol në minutën e 86-të mjaftoj për Bolognan që të siguronte tre pikët si dhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, për më tepër duke rrëmbyer vendin e katër në renditje e vetme në kuotën e 31 pikëve me 17 javë të luajtura.
Gjithashtu një pozicion i cili shton presjonin dhe ndaj Milanit, me kuqezinjtë të cilët mbajnë vendin e 3-ë me dy pik më shumë.