-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Orët e fundit të lirisë! Berisha: Ramën do ta përmbys me mosbindje

Kryesoret

Ish-Kryeministri, Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme takimin “Gratë në Aksion për Shqipërinë – O sot, o kurrë”, në selinë blu. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se sot vendi është në një monizëm më të fuqishëm se ai në vitin 1990-1991 dhe liritë politike të popullit opozitar janë të asgjësuara. Ndër të tjera Berisha u shpreh se Partia Demokratike do të përdorë çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur Ramën.

Duhet të bëjmë gjithçka, por duhet të prijmë vetë me shembullin tonë. A mundet diktaturat të na rezistojnë ne? Absolutisht kurrë. Ata organizuan një proces, në fakt procesin e vërtetë ua kam bërë unë atyre. I detyrova të veprojnë si mercenarë, i detyrova të shkelin çdo ligj dhe parim, i detyrova të veprojnë me superurgjencë. Pra, mosbindja civile, beteja pa kthim me moton o sot o kurrë, ka dhënë rezultatet e para të shkëlqyera. Por këto janë rezultatet e para.

Është në dorën tonë, në dorën e secilit prej jush që të vendosni tulla të tjera në këtë godinë të re, në këtë epokë të re që duhet të çelim, duke e ndarë Shqipërinë nga diktatura e bandave dhe krimit të Edi Ramës. Ne duhet të mobilizojmë çdo potencial tonin për të larguar këtë armik, që në aspektin e qenies faktohet armik më i egër se çdo diktator që kemi njohur gjer më sot” tha ai. Diten e marten merret vendimi per Sali Berishen nese do te futet ne arrest shtepie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit