Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar emrat dhe fotografitë e terroristëve të identifikuar lidhur me sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, më 24 shtator. Sveçla ka thënë se shumica e tyre janë pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës e Veriut”, që nga Kosova janë shpallur organizata terroriste. Ai ka treguar edhe se si janë identifikuar.