-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Radoiçiç po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për mediat ka dhënë detaje të reja mbi sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Kurti u shpreh se një muaj para sulmit terrorist, i gjithë arsenali i armatimit ka qenë i vendosur në një kompani, që ishte vizituar më parë edhe nga presidenti serb.

“Arsenali që u përdorë në Banjskë, ka qenë  i vendosur në një kompani e cila është në listën e sanksionuar të SHBA. Pronë e Milan Radoiçiç,  dhe tani është drejtor një ish-kolonel i pensionuar serb, i cili ka marrë pjesë në luftërat në Bosnjë.

Këtë kompani e kishte vizituar presidenti serb, Aleksandar Vuciç”, tha ai. Kryeministri tha se Radoiçiç po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës.

“Radoiçiç po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës, po mban takime sekrete në BIA. Paguhen nga dy mijë euro, ata po strehohen në objektet e tij” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit