-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thellohet kriza e Man.United, tjetër disfatë ndaj West Ham

Kryesoret

West Ham United siguroi një fitore të vështirë por të merituar 2-0 ndaj Manchester United në Londër .

Një fitore e cila ndihmon David Moyes dhe të tijët për të kapërcyer skuadrën e Erik ten Hag në tabelën e Premierligës dhe për t’i lënë Djajtë e Kuq pa gol në katër ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat.

 Të zotët e shtëpisë vinin pas një disfate të thellë në kampionat 5-1 përballë Liverpool, tek United nga ana tjetër bëri më shumë bujë vendosja e 19-vjeçarit Willy Kambwala si titullar, sesa mungesa e fitores dhe golit në 3 ndeshjet e fundit.

 Pjesa e parë pa të dyja ekipet të përpiqeshin me skuadrën e Moyes që u vendos mirë në prapavijë , për të kërkuar një fitore mëse të merituar në pjesën e dytë.

 Bowen u dha epërsinë “Hammers” në të 72-tën, sulmuesi i improvizuar uli në mënyrë të shkëlqyer topin e  Lucas Paquetá-s mbi mbrojtjen e United dhe përfundimi i tij rikoshet mposhti Onanën.

Mohammed Kudus shtoi golin e dytë të West Ham-it, dhe në këtë mënyrë mbylli përfundimisht ndeshjen, me Manchester United që nuk mundi kurrë të rrezikonte siç duhej.

West Ham ngjitet në vendin e  6-të në Premier League, ndërsa United zhytet në vendin e 8-të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit