-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hyri në Angli me kamion, tani Ambasadori i Shqipërisë, historia e pabesueshme e Uran Ferizit

Kryesoret

Ambasadori i ri i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, i cili do të punojë me qeverinë për ndalimin hyrjeve të emigranëve me gomone hyri ilegalisht me një kamion në Angli, shkruan “Daily Mail”.

42-vjeçari bëri një kërkesë false për azil kur mbërriti në Calais në vitin 1998, duke pretenduar se ishte kosovar me një datë të rreme lindjeje.

Javën e kaluar, ai u pranua zyrtarisht nga Ministria e Jashtme e David Cameron, pavarësisht rezervave të Home Office, si përfaqësuesi zyrtar i Shqipërisë në Britani dhe tashmë do të emërohet zyrtarisht nga Mbreti në Pallatin Buckingham.

Por një natë më parë, ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edith Harxhi tha: Nuk është e drejtë diplomatikisht, moralisht apo etikisht që dikush që ka hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar të emërohet ambasador. Kriza e migracionit duhet marrë seriozisht.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, mijëra shqiptarë kanë hyrë ilegalisht në Britani, me kamionë nga Calais dhe me varka të vogla përtej Kanalit. Burime të shumta për “Daily Mail” kanë konfirmuar se Ferizi ka mbërritur në Britaninë e Madhe si një migrant ilegal, pa asnjë dokument identifikimi kur ai erdhi në Dover, duke pretenduar  se ishte duke ikur nga lufta në Kosovë.

Ai u lejua të qëndronte derisa çështja e tij të vlerësohej. Të dhënat publike tregojnë se ai u martua me një grua britanike të quajtur Sarah Lennon në Hammersmith, West London, në maj të vitit 2000. Në bazë të kësaj martese, atij iu dha leje e pacaktuar për të qëndruar në Britani tre vjet më vonë.

Pavarësisht se nuk ka punuar kurrë në shërbimin diplomatik, ai u propozua për postin e ambasadorit nga qeveria shqiptare në qershor. Zyra e Brendshme e Suella Braverman ngriti shqetësime për emërimin e Ferizit kur ai u emërua, por u anulua nga Ministria e Jashtme.

Sipas CV-së së tij në internet, Ferizi është një matematicient dhe shkencëtar kompjuterësh që ka studiuar në Universitetin e Oksfordit dhe Kolegjin Universitar në Londër. Ai ishte një analist financiar në JP Morgan në Londër midis viteve 2006 dhe 2008 përpara se të transferohej në SHBA për të punuar si studiues shkencor në universitetet e Nju Jorkut dhe Stanford, Kaliforni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit