Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji me rastin krishtlindjes katolike.
Haradinaj me këtë rast ka uruar edhe atin e shenjtë, Papa Françeskun.
“Në prag të Festës së Krishtlindjes, ua përcjell urimet më të ngrohta ipeshkvit Imzot Dodë Gjergji, gjithë vëllezërve dhe motrave të besimit katolik si dhe gjithë miqve ndërkombëtarë që shërbejnë në Republikën e Kosovës.
Uroj veçanërisht Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, dhe bashkëpunëtorët, duke shpresuar për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë.
Uroj që Krishtlindja të sjellë paqe në çdo shtëpi dhe të ndriçojë rrugën për një vit të plotë harmonie.
Për ju dhe familjet tuaja, dëshiroj një jetë të mbushur me paqe, shëndet dhe lumturi!