Të paktën 12 persona vdiqën dhe 39 të tjerë u plagosën në një shpërthim në një fabrikë të përpunimit të nikelit të financuar nga Kina në Indonezinë lindore të dielën rreth orës 05:30 me orën lokale.
“Numri aktual i të vdekurve është 51. Dymbëdhjetë persona janë vrarë në aksident. Janë 39 persona me lëndime të lehta ose të rënda”, tha përfaqësuesi i kompanisë industriale, Dedi Kurniawan, në një deklaratë, duke shpjeguar se në mesin e të vdekurve janë shtatë indonezianë dhe pesë të huaj, pa specifikuar kombësinë e tyre.
Sipas të dhënave fillestare të hetimit, shpërthimi ka ndodhur gjatë punimeve të riparimit të një furre shpërthyese, kur një lëng i ndezshëm ka marrë flakë dhe zjarri është përhapur në rezervuarët e oksigjenit të cilët kanë shpërthyer.