-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

35 të asfiksuar nga zjarri në qendrën tregtare, ja si paraqitet gjendja e tyre

Kryesoret

Nga zjarri në qendrën tregtare “Metropol” në Lushnjë, i cili ndodhet në një pallat 12 katësh, mësohet se janë asfiksuar 35 persona të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Sipas ministres së Shëndetësisë 4 prej tyre janë zjarrfikës, ndërsa gjendja e tyre është stabile, jashtë rrezikut për jetën.

“Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu në spitalin e Lushnjes viziton personat që po marrin ndihmën mjekësore. Aktualisht, 35 persona ndodhen në urgjencën e spitalin e Lushnjës, 4 prej të cilëve janë punonjës zjarrfikës.  Fatmirësisht personat që po trajtohen në spital janë në gjendje stabël, jashtë rrezikut për jetën,” thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Zjarri nisi që prej orës 14:40 të ditës së sotme, ndërsa në mbështetje të zjarrfikësve të qytetit ka ardhur edhe i gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës, të cilët po vijojnë punën për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e të gjithë banorëve  të pallatit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit