20 qytetarë u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjes si pasojë e problemeve me tymin pasi u gjendën brenda qendrës tregtare që u përfshi nga flakët.
Dhjetëra familjarë po presin me frikë dhe shpresë për të afërmit e tyre brenda qendrës tregtare dhe pallatit të përfshirë nga flakët këtë të hënë në Lushnjë.
Situata kaotike në godinën e qendrës tregtare në Lushnjë vijon ende, ndërsa tymi ka përfshirë nga të gjithë pallatin.
Në vendngjarje janë jo vetëm ata të Lushnjës, por edhe forcat zjarrfikëse të sigurisë kombëtare dhe të qyteteve përreth.