Regjisori i njohur Eduart Grishaj ka ndarë në rrjetet sociale një nga surprizat më të bukura që ka marrë për festën e Krishtlindjes.
Ai ka marrë një kartolinë nga djali i madh i Arbanës,Joni ku bie në sy që ai e quan Eduartin duke mos pasur asnjë dallim nga fëmijët e tjerë të çiftit.
“Për babin (aka Eduart). Uroj të bëhesh regjisori më i mirë në botë. Nga Joni”, shkruhet në kartolinë.
Joni ishte 4 vjeç kur Eduarti ju bashkua familjes së tyre. Arbana ka sjellë në jetë dy fëmijë nga lidhja me Eduartin, Diellin dhe Zoin.