Situata është normalizuar në Lushnje. Flakët janë vendosur nën kontroll në dy katet, i treti dhe i katërti në qendrën tregtare “Metropol” që u përfshi nga flakët në mesditë. Fatmirësisht nuk raportohet për viktima deri tani. “5Pyetjet.al” sjell pamjet nga qendra tregtare.
39 persona janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore pas probleme me frymëmarrjen si pasojë e tymit. Dy fëmijë kishin ngecur në pallatin 12-katësh pasi flakët pushtuan qendrën tregtare në Lushnjë.
Një nënë tha për mediat se po pret dy fëmijët e saj që të shpëtohen, të cilët nga kati i 10 ku ndodheshin janë ngjitur në tarracë. “Nga kati i 10-te kanë hipur lart në tarracë, janë dy fëmijët lart“, tha ajo.
Forca të shumta zjarrfikëse nga Tirana, Fieri, Vlora dhe qytete të tjera ndodhen në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet shkaku që solli zjarrin, dyshohet shkëndijë elektrike.