Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i bëri kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për marrjen e kampionëve biologjikë të ADN-së secilit të dënuar që përfiton nga amnistia.
Përmes një shkrese, kreu i dikasterit të Burgjeve, Admir Abrija iu kërkon drejtuesve të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale të marrin të gjitha masat përkatëse.
“Mbështetur në shkesën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me lëndë “kërkesë për bashkëpunim” autorizohen të gjitha institucionet IEVP të marrin masa për lejimin e personave autorizuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit së bashku me drejtoritë vendore për marrjen e mostrave të ADN-së, për të burgosurit që do të përfitojnë nga amnistia”, thuhet ne shkresën që mban firmën e Admir Abrisë.
Nga ky ligj pritet që të përfitojnë 600 të dënuar për krime të ndryshme.