Festat e fundvitit sjellin dhe një fluks emigrantësh që kthehen në atdhe për të festuar me familjet apo për të vizituar vendin e tyre.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 6735 shtetas dhe kanë dalë 2251.
Po ashtu raportohet se në Qafë-Thanë kanë hyrë 3696 shtetas dhe kanë dalë 3515.
Një situatë e cila në pikat kufitare me vendet fqinje shpesh herë ka pasur dhe fluke të rënduara udhëtarësh, madje në disa raste ku i’u është dashur të presin për disa orë për të kaluar kufirin.