Një turk dhe një polak të dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në aeroportin e Rinasit.
Për të dy do nisin procedurat e ekstradimit drejt Polonisë dhe Gjermanisë.
Në pranga ka përfunduar Robert Chojnacki, 52 vjeç, banues në Poloni. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Varshava, pasi Gjykata Lokale e Poznan, Poloni, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal” parashikuar nga legjislacioni penal polak.
Po ashtu në pranga ka rënë edhe O. O., 53 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Gjermani. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata Lokale e Hildesheim, Gjermani, në vitin 2021, ka nxjerrë urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, parashikuar nga legjislacioni penal gjerman.