-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përçarja në Luginë/ Lutfiu: Serbia po fshin shqiptarët! Tirana të reagojë

Kryesoret

Javën e kaluar u zhvilluan zgjedhjet në Sebi. Shqiptarët arritën që të marrin vetëm një mandat në parlamentin serb. Deputet do të vazhdojë që të jetë Shaip Kamberi. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzat Lutfiu tregoi në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” se përse shqiptarët nuk arritën që të bashkoheshin.

Lugina e Preshevës ka potencial për të dërguar tre ose më shumë deputetë, por shqiptarët nuk arritën që të garonin në një listë, por dolëm me dy lista. Frika ishte e madhe që të mos merrnim as edhe një deputet, por në fund do ta kemi një zë në parlamentin e Serbisë” tha Nevzat Lutfiu.

Por përse nuk dolën shqiptarët më një listë të vetme? “Kishte një përplasje mes dy subjekteve më të mëdha se kush do të ishte në krye të kësaj liste. Shqipërim Arifi donte të ishte i pari në listë pasi pretendonte se është subjekti më i madh në Luginën e Preshevës.

Kemi pasur një tjetër bllok prej 5 partive që e kanë mbështetur Shaip Kamberin. Edhe pas insistimit të Kosovës dhe ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, shqiptarët nuk dolën në një listë” tha ai.

Lutfiu vendosi theksin tek një problem real në Luginë. “4 mijë familje janë fshirë në Medvegjë. Edhe në Bujanoc. Për fenomenin e pasivizimit, që është tendencë për spastrim etnik kemi njoftuar ambasadat por edhe Tiranën dhe Prishtinën. Me pasivizimin pas disa viteve humbet edhe shtetësinë. Në Luginën e Preshevës po vijon prej disa vitesh pasivizimi i adresave ndaj shqiptarëve” tha ai.

Por çfarë u më me maternitetin që premtoi Edi Rama në Preshevë? “Është ndërtuar por nuk është shumë funksional për shkak të kapaciteteve të dobëta. Shuma 50 mijë Euro që u dha ishte shumë e vogël. Lindjet vazhdojnë që të ndodhin në Vranjë”.

Po njohja e diplomave? “Diplomat vetme që nuk janë njohur janë të Kosovës, të rinjve shqiptarë që kanë studiuar në Kosovë. Në këtë moment mbështetja e Shqipërisë është jashtëzakonisht e domosdoshme. Ajo që është duke ndodhur ndaj shqiptarëve në Luginë i ka prekur kufijtë e racizmit. Kam pasur një takim me ministrin e Jashtëm dhe pres që Shqipëria të jetë shumë prezentë” tha ai.

Protestat në Serbi/ Lutfiu te “5Pyetjet”: Në Beograd mund të përsëriten zgjedhjet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit