Polemika të mëdha tek klubi i Galatasarayt pas barazimit të djeshëm kundër Fenerbahçes.
Klubi turk ka kritikuar ashpër arbitrimin e ndeshjes, sidomos disa vendime të cilat sipas “verdhekuqëve” kanë ndikuar në rezultatin final si dhe kanë lënë pasoja tek disa prej protagonistëve.
Mes tyre është edhe Mauro Icardi i cili e mbylli ndeshjen me sy të zi për shkak të një goditjeje të marrë nga një mbrojtës kundërshtar.
Episodi në fjalë është pikërisht një nga ato që janë në qendër të vëmendjes së Galatasaray-t, duke qenë se duhet të kishte çuar në një goditje dënimi. Arbitri dhe VAR-i nuk e sanksionuan episodin dhe kështu vetë klubi shprehu gjithë zemërimin e tij: “Dhoma VAR dhe 26 kamerat nuk panë asgjë dhe na vjen turp për ta, për ata që sollën futbollin turk në këtë pikë” shkruajnë mediat turke në lidhje me reagimin e klubit.
Ndërkohë nuk kanë munguar as përplasjet Icardi-Dzeko.
Argjentinasi postoi një foto nga darka e krishtlindjeve ku duket qartë syri i nxir, një sjellje e cila ka “tërbuar” boshnjakun.
“E goditi postimin me kokë, pastaj e futi në Instagram dhe tani po qajnë për një penallti të mundshme… është njësoj si ata! E turpshme!” ka shkruar Dzeko.
Përplasja mes të dy golashënuesve në krye të ligës turke me 12 gola në 17 ndeshje, kishte nisur në fushë kur Dzeko kishte shtyrë Icardin, duke rezultuar në një përballje e ashpër verbalisht pa hyrë në kontakt të mëtejshëm fizik, por duke vazhduar të ngacmojnë njëri-tjetrin gjatë gjithë ndeshjes.