Mashtrimet nga “call center-at” kanë lënë mijëra persona “viktima” por për herë të parë në ambientet e Gjykatës së Posaçme më 28 dhjetor do të mbërrijnë 40 shtetas gjermanë.
Ata janë të thirrur nga SPAK për të dëshmuar në procesin që zhvillohet në GJKKO ndaj grupit prej 13 personash të akuzuar për mashtrim përmes “call center”-ave për investime në bursa fiktive. Me kërkesë të prokurorit Eneid Nakuci, viktimat e mashtrimit duhet të paraqitën me datën 28 dhjetor në orën 12, kohë kur në GJKKO mbahet seanca e radhës ndaj grupit që drejtohej nga Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa.
Në qershor të këtij viti Prokuroria e Posaçme mbylli hetimit duke marrë të pandehur 13 shtetas shqiptarë me akuza për mashtrim kompjuterik dhe grup i strukturuar kriminal.
të pandehurin Erjon Kasmi janë sekuestruar llogaritë në shumën totale 588.233 euro dhe 19.786.762lekë. Po ashtu ,këtij grupi i janë sekuestruar 19 pasuri të paluajtshme prej të cilave 9 apartamente, 3 garazhe, 1 ndërtesë, 4 pasuri pemëtore me sipërfaqe totale 3100 m2, si dhe 1 Truall me sipërfaqe 2750 m2 me një ndërtesë 750 m2.