Pronari i një fabrike uji që gjendej në Junik të Kosovës së bashku me bashkëshorten e tij kanë humbur jetën tragjikisht.
Familja “Deçani” në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se Mic Tofaj së bashku me gruan vdiqën si pasojë e plasjes së një bomble gazi.
“LAJM TRAGJIK:Ky është Mic Tofaj (pronarë i fabrikes së ujit JUNIKU) i cili ka humbur jeten tragjikisht, bashkë me bashkëshorten e tij, në bjeshkët e Junikut, si pasoj e plasjes së një bumbole gazi.Ngushëllime familjes Tofaj, miqëve, shokëve dhe gjithë atyre që e kan njohur Micin dhe bashkëshorten e tij”, thuhet në njoftimin e kësaj faqeje.