Çifti i cili vdiq tragjikisht ditën e hënë në Bjeshkët e Junikut, Mic Tofaj dhe Fatlinda Maloku Tofaj do të varrosen sot.
Trupat e tyre u gjetën të pa jetë në shtëpi nga djali i tyre shtatëvjeçar.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes ndërkohë që policia dyshon për asfiksim.
Varrimi i tyre do të bëhet në orën 15:30 në varrezat e Rogopeqit.