Në lidhje me zjarrin e ditës së djeshme në Lushnjë ka rrëfyer eksperiencën e tij dhe zjarrëfikësi Arben Meçi, i cili rrezikoj jetën në përpjekje për të shpëtuar personat që mbetën të bllokuar në qendrën tregtare.
Për mediat Meçi ka rrëfyer se si u përfshi menjëherë në operacionin e shpëtimit sapo u dha njoftimi, pavarësisht faktit se ai nuk ishte me shërbim.
“Ishte një grua, kishte dy fëmijë, në kat të shtatë ose të tetë. Aty u ndesha me një xhaje, që mezi e pashë se kishte shumë tym. Nuk po e merrje më vesh. Morëm vesh që nuk kishte më njerëz pastaj. Zbritëm dhe nuk mbaj mend gjë më. U bllokuam” ka rrëfyer Arben Meçi i cili shton se në 17 vite karrier kjo është ngjarja më e rëndë që është përballur ndonjëherë.
“Nuk isha në ditën e shërbimit, pamë alarmin dhe u ngjitëm me sa mundëm. Bëmë çfarë mundëm, zbritëm njerëzit që ishin varur në godinë. Kam 17 vite punë si zjarrfikës, kjo ishte situata më e rëndë. Kishte shumë njerëz që bërtisnin për ndihmë”.