Një qendër tregtare u përfshi nga flakët dje në Lushnje. Mbi 40 persona, fëmijë, të moshuar, por edhe zjarrfikës dhe policë u asfiksuan. Fatmirësisht nuk kishte viktima. Por cilat ishin shkaqet e zjarrit? Paraprakisht dyshohet një shkëndijë elektrike. Por si erdhi dhe çfarë duhet të bëjmë për ta shmangur?
Për këtë zhvilluam një bisedë me “Skype” me ekspertin e energjisë Azmer Duleviç. Eksperti sqaroi shkaqet që mund të kenë sjellë shkëndijën elektrike dhe kërkoi nga shteti që të vendosë në zbatim duke miratuar nismën e 5 viteve më parë për të certifikuar punimet elektrike në cdo ambient. Më poshtë intervista e plotë e Azmer Duleviç për “5Pyetjet.al”.