Është bërë e mundur kapja e personit të dyshuar si shkaktar i makabrës që ka tronditur Francën, ku një nënë dhe 4 fëmijët e saj u gjetën të pa jetë në Paris. Personi i dyshuar si vrasësi i tyre është vet babai i katër fëmijëve.
33-vjeçari është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim menjëherë pasi autoritetet gjetën trupat e masakruar të familjes së tij në një ndërtesë.
Nëna dhe katër fëmijët e saj, dy vajza shtatë dhe 10 vjeç, një djalë katër vjeç dhe një foshnjë nëntë muajshe, u zbuluan rreth orës 21:00 mbrëmjen e së hënës, në një apartament në Meaux.
Nëna, 35 vjeç, dhe dy vajzat e saj të mëdha mësohet se kanë pësuar dëmtime të mëdha, sa ende nuk është përcaktuar se sa herë janë goditur me thikë. Sa i përket dy fëmijë të tjerë, djalit 4-vjeçar dhe foshnjës 9-muajshe, dyshohet se ata mund të kenë vdekur nga mbytja, ka treguar prokurori Jean-Baptiste Bladier.
Ditën e mërkurë pritet të dale dhe autopsia e pesë viktimave, ndërsa autori dhe babai i katër viktimave do të merret në hetim për “vrasje me dashje me paramendim”, nga policia gjyqësore e Versajës.
Mediat e huaja raportojnë se 33-vjeçari ishte arrestuar të martën në mëngjes (26 dhjetor) në Sevran, një komunë në periferi të kryeqytetit, rreth 13 milje në perëndim të Meaux.
Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesën e familjes, janë gjetur dokumentet se 33-vjeçari ishte shtruar në një njësi psikiatrike në vitin 2017, si edhe receta për anti-depresivë.
Sipas prokurorit Bladier, autori i dyshuar është një emër i njohur për policinë, pasi ishte akuzuar më parë se kishte sulmuar gruan e tij me thikë në vitin 2019, megjithëse ajo nuk ngriti akuza dhe çështja u pushua për shkak të shëndetit të tij mendor në atë kohë.
Tronditëse! Zbulohen trupat e pajetë të nënës dhe 4 fëmijëve, babai në arrati