-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush të qëlloi? 35-vjeçari që hëngri thikën kyç gojën: Ishte errësirë

Kryesoret

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Fushë Mamurras mbrëmjen e ditës së hënë. 35-vjeçari u sulmua në afërsi të banesës së tij nga një person i paidentifikuar. Ai u transportua me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën. Në deklarimet e para hetuesve tha se nuk mundi ta identifikonte agresorin për shkak të errësirës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi kanë marrë njoftim se më datë 25.12.2023, në mbrëmje, në Fushë Mamurras, ishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), afër banesës së tij, shtetasi T. T., 35 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale nga Policia, shtetasi T. T. ka deklaruar se për shkak të errësirës, nuk ka mundur ta identifikojë shtetasin që e ka goditur me mjet prerës. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit