E ndërsa në Gjykatën e Posaçme do të vendoset fati i tij, ish-kryeministri Berisha ka mbërritur në selinë e PD-së për të zhvilluar një diskutim me të rinjtë. Ai nuk u paraqit në seancë, por dërgoi dy avokatë e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.
Ditën e sotme do jepet vendimi për ish-kryeministrin, për të cilin është kërkuar nga SPAK masa e sigurisë arrest shtëpie. Kërkesa e SPAK për masën ndaj Berishës u dërgua më 22 dhjetor me zarf me arsyen se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës.
Mbi Berishën rëndon akuza e korrupsionit pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish kompleksit sportiv “Partizani”, ndërsa GjKKO vendosi masën detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë vendit duke qenë se refuzoi ta zbatonte u shtrëngua masa.