Ministria e Brendshme ka publikuar për herë të parë pamjet e arrestimit të Rexhep Arapit, dhe nipit të tij Algert Arapi. Ata dyshohet se në bashkëpunim me ish-policin Dedan Gjoni, kanë tentuar që të ekzekutojnë Xhevdet Plakut, njohur si “Akili”.
Në bazë të dokumenteve të sekuestruar nga SPAK rezulton se Xhevdet Plaku u shoqërua në orën 10 të paradites dhe u lirua në orën 20:10 të 19 Shtatorit 2019. Atentati u sabotua nga Dejvi Gjermeni, për shkak të frikës se mund të identifikohej duke larguar Rexhep Arapin nga komisariati para lirimit të Plakut.
Gjermeni informacionet i kishte kërkuar për t’u ardhur në ndihmë mikut të tij Rexhep Arapin. Hakmarrja mes Plakut dhe Arapit e ka zanafillën që në vitin 2000. Kep Arapi dyshonte se “Akili” me 25 identitete ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij. Konflikti i vitit 2000 dyshohet për çështje të trafikut të drogës.