-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia njohu targat kosovare, BE bën thirrjen e fortë

Kryesoret

Bashkimi Evropian ka bërë me dije se pret që Kosova të marri vendim të njëjtë si Serbia për sa i përket njohjeve të targave.

Në një përgjigje për Top Channel, zëdhënësi për politikë të jashtme i BE-së Peter Stano thotë se blloku e mirëpret vendimin e Serbisë për njohjen e targave të Kosovës dhe largimin e letrave ngjitëse.

“Ne mirëpresim vendimin e Serbisë për të njohur zyrtarisht targat e automjeteve RKS të lëshuara nga Kosova. Ky vendim është një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, si dhe në angazhimet e kaluara të Dialogut lidhur me Lirinë e Lëvizjes.

Më tej, Stano bën të ditur që Kosova do marrë vendimin e njëjtë.

“Ky vendim i hap rrugën heqjes së plotë të regjimit të afisheve. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të njëjtë“, shton Stano.

Qeveria serbe ka marrë vendim këtë të hënë që të njohi targat e lëshuara nga auotoritetet kosvare dhe të jetë i mundur qarkullimi pa letra ngjitëse që mbulojnë simbolet e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit