Bazeli ka njoftuar transferimin e shqiptarit të Kosovës, Benjamin Kolollit.
Kololli i bashkohet kështu shqiptarëve, Taulant Xhaka dhe Leon Avdullahut.
Ai është formuar si futbollist në Zvicër, ku edhe ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës, duke veshur fanellat e skuadrave si Sion, Biel Biene, Lausane e Zyrih, teksa stacioni i radhës është Bazeli.
Mbrojtësi nuk dëshiroi të vazhdonte më në Japoni me Shimizu S-Pulse, kësisoj vendosi të rikthehej në Europë.