Një incident është regjistruar mbrëmjen e së dielës (në prag të Krishtlindjeve) në Heraklion, Greqi me protagonist një shqiptar.
Autori ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine të parkuar në zonën e Portës së Re. Makina u godit në pjesën e pasme nga plumbat e armës. Ngjarja është denoncuar në polici e cila ka arrestuar autorin e dyshuar.
Ai ka pranuar atë që ka bërë duke deklaruar se ka dashur të testojë armën për të parë nëse do të shkrepë. Mirëpo, pas ngjarjes me mjetin, ky person tentoi të kryente një grabitje në një dyqan, por nuk ia doli dhe u arrestua.