Ish-shefi i inteligjencës serbe, Aleksandër Vulin ka marrë detyrën e anëtarit të ri të Senatit të Republikës Sprksa me anë të vendimit të presidentit të Bosjne Hercegovinës, Dodik.
Siç bëjnë me dije mediat boshnjake, Vulin është emëruar që në datën 1 dhjetor por vendimi pritet të publikohet shumë shpejt në Fletoren Zyrtare.
Vulin ka pasur disa detyra të rëndësishme ku ka udhëhequr dhe Ministrinë e Brendshme, më 3 nëntor dha dorëheqje nga detyra e kreut të Agjencisë për Siguri dhe Informacion.
Ai është përfshirë në listën e të sanksionuarve të SHBA-së, për shkak të dyshimeve për korrupsion, përfshirjes në trafik droge dhe lidhje me Rusinë.
Dodik që gjithashtu bën pjesë në listën e të sanksionuarve dhe e mbështeti Vulinin që në fillim.