-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapet programi i strehimit social, kategoritë që përfitojnë

Kryesoret

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hapur aplikimet për programet e strehimit social që financohen nga buxheti i shtetit, gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas njoftimit nga Ministria, procedurat përcaktojnë llojet e projekteve që do të financohen nga buxheti i shtetit pjesërisht apo plotësisht, kushtet që duhet të plotësojnë bashkitë për t’u kualifikuar, si edhe formatin dhe dokumentacionin e aplikimit.

Ministria e Financave tregon se për financimin e projekteve të reja, në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar një fond prej 320 milionë lekësh.

Tre janë llojet e programeve sipas të cilave kategorizohen projektet që do të financohen:

1- Banesa sociale me qira;

2- Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara; si dhe

3- Streha të përkohshme;

“Sa i përket projekteve lidhur me përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, për familje, ato do të kenë në fokus individë apo familje pa të ardhura, nga minoriteti Rom dhe Egjiptian, familje që ka në përbërje persona me aftësi të kufizuara, familje e përbërë nga të moshuar me moshë mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm, familjet me më shumë se katër fëmijë, vajzat nëna, grua viktimë e dhunës, grua kryefamiljare, ku fëmijët në ngarkim të kenë moshën nën 18 vjeç, etj.

Në programin streha të përkohshme parashikohet financimi i projekteve që kanë të bëjnë me blerje dhe montim të kontenierëve, tendave, etj., si edhe adaptim të një objekti ekzistues për banim” thuhet ne vendim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit