-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merr fund telenovela! Shehi merr frenat e Partizanit

Kryesoret

Orges Shehi u prezantua këtë të mërkurë në krye të skuadrës së Partizanit.

Objektivi sigurisht do të jetë titulli kampion me Partizanin që aktualisht është në vendin e dytë të Superiores, teksa Shehi do të debutojë me kryeqytetasit më datë 13 janar në ndeshjen ndaj Teutës.

Partizani është skuadra e katërt që 46-vjeçari drejton në karrierën si trajner, teksa më parë Shehi ka drejtuar Skënderbeun, Kukësin dhe Tiranën.

“Jam shumë i lumtur për atë që kemi arritur këtë moment. Ishte një proces po themi i vështirë dhe i gjatë, por i rëndësishëm ishte rezultati.

Sot prezantojmë një trajner të cilin e kemi dashur dhe e kemi menduar prej kohësh. Unë më shumë kënaqem sepse mendoj se ishte zgjedhja më e mirë. Duhet për të bërë procesin e nevojshëm për rritjen e skuadrës dhe grupit në tërësi” tha ai.

Ndërkohë, sa i përket Arbër Abilaliajt, ai do të mbajë rolin e drejtorit sportiv të Partizanit, pozicion që e ka mbajtur edhe gjatë kohës që ishte trajner.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit