Sot është zhvilluar seanca gjyqësore për 2 doganierët, si dhe 6 shoferët e arrestuar për kalimin e mallrave kontrabandë në pikën doganore të Kakavijës.
Gjykata ka vendosur lirimin e të arrestuarve por me kushtin që të paguajnë garancinë pasurore si dhe të mos dalin jashtë vendit.
Në vendimin e publikuar nga gjykata, theksohet se të akuzuarit do të lihen të lirë vetëm nëse do të paguajnë garancinë pasurore të caktuar.
Arrestimet e doganierëve në Kakavijë për mos kontroll të mjeteve, në pranga dhe 6 shoferë