-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndahen çmimet për mësuesit më të mirë gjatë vitit 2023

Kryesoret

Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit janë nderuar sot mësuesit e vitit, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të vyer në përgatitjen e brezave të rinj.

Duke vlerësuar punën e çdo mësuesi, Ministrja Ogerta Manastirliu, bëri me dije nisjen e  një programi të ri trajnimi për mësuesit me qëllim rritjen e tyre profesionale.

“Një nga masat që do të ndërmarrim është Programi Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve, ku do ta fillojmë trajnimet për praktikat efektive të mësimdhënies në fushat e matematikës, gjuhës dhe shkencave dhe 4 mijë mësues që menjëherë në fazën e parë të këtij programi, do të jenë përfitues, për të përmirësuar aftësitë e tyre pedagogjike në funksion të rritjes së nivelit të kompetencave të nxënësve,” tha Manastirliu.

Në këtë ceremoni janë vlerësuar me çmime 10 mësues dhe dy ekipe nga shkollat e mesme dhe 9-vjeçare në të gjithë vendin:

Tre çmimet për “Mësuesi i vitit 2023” ju dha mësueseve:  Adela Puca nga shkolla 9-vjeçare, “Demir Gashi”, Peshkopi, mësuese Oderina Ndreu nga gjimnazi “Asim Zeneli”, Gjirokastër dhe mësues Ramazan Zaimi nga shkolla e Vidhanit në Gramsh.

Çmimi “Mësues Promotor i Talenteve 2023” ju dha mësueses Alketa Nikolla nga shkolla e mesme artistike, “Jan Kukuzeli” në Durrës.

Çmimi “Mësuesi Special 2023” ju dha mësuese Nertila Hoxha nga shkolla 9-vjeçare “Liri Kazazi” në Lushnjë, etj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit