SPAK ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares.
Ai nëpërmjet avokatëve të tij ka kërkuar përjashtimin e Irena Gjokës.
“Personi nën hetim Sali Berisha nëpërmjet mbrojtësve të tij ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit.
Kjo kërkesë i’u kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës”, thuhet ne njoftimin e gjykates.